‘Më kanë tallur shumë, sidomos familja’, Sara Hoxha pranon ndërhyrjen estetike në fytyrë

11 Tetor 2023, 20:04| Përditesimi: 11 Tetor 2023, 20:14

  • Share

Sara Hoxha, e cila ka marrë pjesë në filmin ‘Në kuadër të Dashurisë’, tërhoqi vëmendjen e komentuesve teksa kaloi në tapetin e kuq.

Ajo që ka rënë në sy dhe është komentuar përveç faktit që nuk ishte me Ledrin, ka qenë fakti se Sara është dukur pa humor dhe e mërzitur. Përmes një videoje në “Instastory”, Sara ka treguar se ka bërë një ndërhyrje.

“Më shkruajnë shumë veta pse dukem e mërzitur dhe së fundmi pashë një video në TikTok e cilia shpjegon pse unë dukem e mërzitur. Aty e ka shpjeguar vajza shumë mirë. Kam bërë botox sipër buzëve, që quhet “gummy smile” në mënyrë që kur të qesh mos të më duken mishrat e dhëmbëve. Më kanë pas dalë më parë dhe tani nuk më dalin më. E di, më kanë ndryshuar shumë pamjen. Nuk besoj se do e bëj më, por nuk premtoj. Më kanë tallur shumë njerëz, sidomos njerëzit e familjes që nuk ndalojnë, kanë 2 javë që më tallin. Por ka filluar të zbutet”, ka thënë Sara.

 

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?