Foto ilustruese

Me kanabis me vete dhe në makinë, vihet në pranga 21-vjeçari në Korçë

21 Tetor 2023, 15:16| Përditesimi: 21 Tetor 2023, 15:17

  • Share

Një 21-vjeçar është vënë në pranga nga Policia Korçë, pasi kjo e fundit i gjeti sasi kanabisi me vete dhe në makinë. Për pasojë "Toyota” e tij dhe kanabisi  u sekuestruan nën cilësinë e provës materiale.  

Në pranga ka rënë J. L., 21 vjeç, banues në Korçë.

Pasi u ndalua për një kontroll fizik në lagjen nr. 17, Korçë, 21-vjeçarit iu gjet një sasi e vogël kanabisi.

“Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip "Toyota" që ky shtetas drejtonte, iu gjet një sasi tjetër me lëndë të dyshuar kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin”, njofton policia.

Po të njëjtat struktura bëjnë me dije se, efektivë të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori ku nisi hetimi në gjendje të lirë për A. M., 45 vjeç, banues në fshatin Shëngjergj, Maliq, pasi gjatë një konflitkti për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur me grushte një 33-vjeçar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Korçë, për veprime të mëtejshme.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?