Kërcënoi shitëset me kallashnikov dhe u mori paratë, publikohen pamjet e grabitjes së marketit në Kavajë! Në pranga 25 vjeçari (EMRI)

1 Mars, 15:59| Përditesimi: 1 Mars, 17:29

  • Share

Policia e Kavajës ka arrestuar 25 vjeçarin Everest Shala i cili mbrëmjen e djeshme (29 shkurt) nën kërcënimin e armës grabiti një market në fshatin Qerret.

Në videon e publikuar nga policia, shihet teksa i riu me kapuç në kokë, ka kërcënuar me kallashnikov shitëset e supermarketit dhe më pas është larguar me një shumë parash me vete.

Arrestimi i tij u bë i mundur rreth 12 orë pas ngjarjes, ndërsa u sekuestrua edhe arma e llojit ‘kallashnikov’ që përdori i riu për të kërcënuar shitësen, të cilin autori i dyshuar e kishte hedhur në një kanal me ujë, në Qerret. 

25-vjeçari Everest Shala me banim në Qerret u identifikua pas këqyrjes së kamerave të sigurisë. 

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?