Me kallashnikov në banesë, arrestohen babë e bir në Vaqarr të Tiranës

24 Mars, 13:35| Përditesimi: 24 Mars, 13:38

  • Share

TIRANË- Babë e bir në Vaqarr të Tiranës kanë rënë në pranga, pasi mbanin në banesë kallashnikov. Fillimisht policia ka ushtruar kontroll ndaj 21-vjeçarit Klaos Haldeda, të cilit i është gjetur me vetre një thikë.

Më tej policia ka ushtruar kontrolle në banesën e tyre në Vaqarr ku edhe ka gjetur kallashnikovin, si edhe sasi municioni luftarak.

Policia ka arrestuar babë e bir, Klaos Haldeda, 21 vjeç, dhe Ismet Haldeda, 42 vjeç.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme. 

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?