“Më jepni Amir Khan’, promotori i Markut mërzit boksierin shqiptar: Duhet të përmirësohet më shumë

5 Prill 2022, 16:55| Përditesimi: 5 Prill 2022, 16:56

  • Share

Sfida e shumëpritur mes boksierit shqiptar Florian Marku dhe britanikut Amir Khan nuk do të zhvillohet, të paktën së shpejt. Pasi Marku fitoi kundër Chris Jenkis lëshoi menjëherë sfidën: “Më jepni Amir Khan, do ta mund!” Ideja ishte që kjo përballje boksi të zhvillohej në Tiranë, në stadiumin ‘Air Albania’, por shpresat kanë marrë shpejt fund sipas promotorit të Markut Ben Shalom.

Por kush është Amir Khan? Aktualisht në moshën 35-vjeçare, ai ka qenë kampioni i botës në peshën e lehtë dhe e mbajti titullin ËBA në 2009-2012 dhe IBF në vitin 2011.

Por nëse fillimisht promotori Ben Shalom dha lajme të mira për organizimin e duelit Marku-Khan në Tiranë, së fundmi ai ka lënë të kuptohet se për momentin kjo ndeshje është e vështirë për t’u realizuar.

“Për mua një ndeshje e tillë aktualisht nuk është e mundshme. Marku po ecën me ritme të mira, por duhet të përmirësohet akoma më shumë. Shanset për këtë duel për momentin janë të pakta. Madje, kam edhe kritika për Markun, pasi në raundin e tretë u vendos në shumë vështirësi nga Jenkins. Për një ndeshje me Khan duhet të piqen të gjitha kushtet. Gjithsesi, të shikojmë se çfarë do të na rezervojë e ardhmja. Aktualisht një përballje reale mund të them se është një duel i mundshëm kundër Chris Kongos”, deklaroi promotori Ben Shalom.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?