‘Më jep paratë ose të thera’, 49-vjeçari në Lushnjë merr peng një person, arrestohet nga policia

25 Janar 2023, 09:12| Përditesimi: 25 Janar 2023, 09:14

  • Share

Një 49-vjeçar ka rënë në pranga të policisë në Lushnjë pasi ka marrë peng një person duke e kanosur dhe dhunuar me qëllim që t’i merrte paratë.

Sipas policisë I. E., 49 vjeç, banues në Lushnjë është arrestuar për veprën penale "Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë", pasi dyshohet se ka kanosur me mjet prerës (thikë) dhe ka goditur me grushte, një shtetas, për dhënien e një shume parash.

‘Lushnjë/Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin I. E., 49 vjeç, banues në Lushnjë, për veprën penale "Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë", pasi dyshohet se ka kanosur me mjet prerës (thikë) dhe ka goditur me grushte, një shtetas, për dhënien e një shume parash.’- njofton policia.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?