Foto ilustruese

Kronikë

‘Më jep lekët’ arrestohet i riu në Tiranë, kërcënoi një person për t’i marrë para! Nën hetim bashkëpunëtori i tij dhe pronari i lokalit

24 Korrik 2021, 08:57| Përditesimi: 24 Korrik 2021, 09:04

  • Share

TIRANË- Një 28-vjeçar është arrestuar pasi ka kanosur për t’i marrë para një personi në Tiranë. Policia njofton se është  arrestuar në flagrancë për veprën penale “Shtrengimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” shtetasi Z. M., 28 vjeç si dhe u procedua në gjendje të lirë për veprat penale “Kanosja dhe “Vetëgjyqësia” shtetasi M. S., 33 vjeç.

Këto të dy në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, dyshohet se kanë kanosur për dhënien e pasurisë shtetasin A. Th.

Në vijim të veprimeve u procedua në gjendje të lirë për veprën penale 'Mosbindja ndaj udhërit të punonjësit të policisë' shtetasi A. D., 46 vjeç, pronar i një lokali, pasi nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të policisë për marrjen e pamjeve filmike për ngjarjen e ndodhur lartpërmenduar në lokalin e tij.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?