Foto ilustruese

Bota

Me gomone drejt Britanisë, autoritetet franceze shpëtojnë 190 emigrantë që ishin në rrezik

4 Shtator 2022, 09:35| Përditesimi: 4 Shtator 2022, 09:38

  • Share

Rreth 190 emigrantë të paligjshëm që po tentonin të kalonin Kanalin Anglez  u ndaluan në Spanjë gjatë operacioneve të posaçme. Autoritetet franceze të portit e cilësuan një operacion shpëtimi, pasi jeta e emigrantëve në gomone ishte në rrezik.

Natën e së premtes deri të shtunën, një varkë patrulluese e marinës franceze shpëtoi rreth gjashtëdhjetë emigrantë në brigjet e Zuidcot. Në një operacion të dytë në mëngjes, ata shpëtuan rreth pesëdhjetë emigrantë të tjerë që ishin në rrezik në Em-de-Marc (Pas-de-Calais). Anijet e mbytura u tërhoqën në portin e Calais.

Po ashtu, xhandarmëria franceze shpëtoi 47 persona në brigjet e Lefrencook, dhe i çoi në portin e Dunkirk. 29 të tjerë u shpëtuan gjatë ditës dhe u dërguan në Boulogne-sur-Mer, bënë me dije autoritetet. Në total, pothuajse 190 njerëz u shpëtuan në më pak se 24 orë.

Pasi autoritetet franceze vendosën masa sigurie në tunelin e Manshit dhe portin e Calais, pikën e nisjes nga autoritetet franceze, gjithnjë e më shumë emigrantë po provojnë fatin me gomone për të kaluar në Angli, duke rrezikuar jetën.

Ministria e Brendshme franceze vlerësoi së fundmi se numri i emigrantëve që tentuan kalimin nga 1 qershori deri më 13 qershor arriti në 20,000. Një përqindje e madhe e emigrantëve që zgjedhin këtë rrugë për të shkuar në Angli janë shqiptarë.

D.GJ/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?