Vllaznia e vajzave

Me gjigandët evropianë, Vllaznia në grup 'ferri' Champions League për vajza

3 Tetor 2022, 13:37| Përditesimi: 3 Tetor 2022, 14:26

  • Share

Një grup super të hekurt. Ky është fati i vajzave të Vllaznisë në shortin e grupeve në Nyon të Zvicrës. Chelsea, PSG dhe Real Madrid do të jenë super ekipet me të cilët do të përballen shkodranet.

Vllaznia për Femra ishte ekipi i vetëm shqiptar në kupat e Evropës që ka arritur të sigurojë pjesëmarrjen në grupet e ‘Champions League’ pasi mundi në Shkodër ekipin ukrainas Vorskla-Kharkiv me rezultatin 2-1 me një eurogol nga Berisha.

Ky rezultat i çon për herë të parë në fazën e grupeve të këtij kompeticioni prestigjoz dhe është padiskutim një ditë për t’u shënuar në kalendar për futbollin shqiptar. E ndërsa kombëtarja e meshkujve dje zhgënjeu me barazimin ndaj Islandës, sot ka ardhur një rezultat historik.

Ja të katra grupet: 

Grupi A: Chelsea, PSG, Real Madrid, Vllaznia

Grupi B: Wolfsburg, Slavia Praga, SKN St. Polten, AS Roma

Grupi C: Lyon, Arsenal, Juventus, Zurich

Grupi D: Barcelona, Bayern Munich, Rosengard, Benfica

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?