Pamje nga vendi i ngjarjes

Me fytin e prerë, gjendet i vdekur në rrugë avokati shqiptar në Itali

21 Prill 2022, 19:04| Përditesimi: 21 Prill 2022, 19:11

  • Share

Aineo Redo, 48 vjeç, me profesion avokat është gjetur i vdekur sot në Itali. Mediat italiane e përshkruajnë krimin si makabër, ndërsa raportojnë se avokati shqiptar ai u gjet me fyt të prerë me thikë, midis rrugës, në Reggio Emilia në Itali. 48-vjeçari u gjet nga një kalimtar i rastit, i cili lajmëroi policinë.

Hetuesit gjetën në vendngjarje thikën në dorën e viktimës. Pista e parë e hetuesve është vetëvrasja, por nuk përjashtohet edhe pista e vrasjes.

Kjo pasi ka dyshime se autori të ketë vendosur thikën në dorën e 49-vjeçarit për të shmangur hetimet në mënyrë që ngjarja e rëndë të duket si vetëvrasje. Ngjarja pritet të zbardhet filmimiet e kamerave në rrugë.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?