Me fustanin kuqezi dhe shqiponjë, modelja: E ndjek Kombëtaren edhe në transfertë

20 Nëntor 2023, 17:54| Përditesimi: 20 Nëntor 2023, 17:56

  • Share

 

Shqipëri - Ishujt Faroe do luhet sot më 20:45 në "Air Albania", për ndeshjen e fundit kualifikuese të Euro 2024 në grupin E. Ka nisur tanimë edhe festa e tifozëve në rrugët e Tiranës, para hyrjes në stadium.

Për Report TV, gazetari Ernest Koçi intervistoi edhe një tifoze të Kombëtares nga Dibra e Madhe, që nuk mungon as në transferta.

"Dashurinë për Kombëtaren e kam që e vogël. Vij nga Dibra e Madhe, jam edhe në ndeshjet në transfertë prej dhjetë vitesh. Unë jam modele për 28 nëntor çdo vit bëj veshje dhe foto speciale, këtë e kam ideuar unë dhe këtë e vesh në çdo sfidë", tha tifozja me flamurin kuqezi.

 


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Kombëtarja 'fal' Ishujt Faroe, vetëm 0-0 në 'Air Albania'! Tifozët spektakël në tribuna, Shqipëria e mbyll e para në grupin E


S.DH//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?