'Më fund erdhi edhe dita e Partizanit', tifozët e kuq gëzojnë me fitore inaugurimin e stadiumit: Tani të marrim titullin

14 Nëntor 2022, 18:21| Përditesimi: 14 Nëntor 2022, 20:05

  • Share

Stadiumi i ri i Partizanit është inauguruar me fitore. Të kuqtë kanë mposhtur 2-1 Bylisin falë ‘dopietës’ së Skukës, duke gëzuar rreth 3 mijë të pranishmëm të cilët shijuan për herë të parë shtëpinë e re.

“Është gjëja më e mirë që ka ndodhur deri më tani. E kërkonim shumë dhe tani na u realizua. Tani presim vetëm fitore,”-u shpreh një tifoz.

“Më në fund do vinte edhe dita e Partizanit që të kishte shtëpinë e saj pas 13 vitesh. Mbaruan këto ec e jaket sa në Elbasan edhe në stadiume të tjera,”-u shpreh një tjetër tifoz.

“Ne tifozët jemi shumë të gëzuar që më në fund gjetëm trojet tona. Për kapacitet që ka klubi i Partizanit është një stadium shumë i mirë,”-tha një tjetër tifoz.

“I takon ky stadium sepse ka kaq vjet rrugë pas rruge. Ku se kam ndjekur Partizanin. Në Gjirokastër katër orë larg …”-deklaroi një tjetër tifoz.

Edhe legjenda e klubit Genc Tomori nuk e fshehu gëzimin që klubi për herë të parë pas shumë vitesh bëhet me shtëpi.

“Është një ndienjë shumë e madhe. Edhe të më thonë ndërroje me një klub Partizanin nuk e bej kurrë. Do shërbejë për brezat. Partizani tani të luftojë për titullin kampion dhe të jetë nga klubet elitare në Shqipëri,”-u shpreh Genc Tomori, drejtor i akademisë Partizani.

Fitorja kundër Bylisit e barazoi Partizanin me pikë të plota me Tiranën kryesuese, por bardheblutë do vijojnë të parët për shkak të ndeshjeve direkte. Më herët, por për javën e 12 të Superligës Teuta u mposht 1-2 në derbi nga Erzeni, duke bërë që durrsakët të zhyten në vendin e fundit.  

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?