Këngëtarja, Dua Lipa dhe nëna e saj

VIP & Spektakël

Me fotot nga fëmijëria dhe fjalët e ëmbla Dua uron nënën e saj për ditëlindje: Je gruaja më e fortë që njoh, nuk do të isha kjo që jam sot pa ty

28 Qershor 2021, 21:41| Përditesimi: 28 Qershor 2021, 21:56

  • Share

Me fotot nga fëmijëria, fjalët më të ëmbla dhe dedikimin plot dashuri, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka uruar nënën e sa për ditëlindje.

“Ti je gruaja më e fortë që njoh, me zemrën më të madhe në botë”, shkruan Dua në dedikimin e saj, duke theksuar se nuk do të ishte kurrë kjo që është sot pa atë... nënën e saj.

Këngëtarja e ka falënderuar atë edhe për të gjitha sakrificat që ka bërë për atë, duke i shprehur në fund dashurinë e saj pa kushte.

“Mami! Gëzuar ditëlindjen. Ti je gruaja më e fortë që njoh me zemrën më të madhe në botë. Thjesht duke parë, njeriun që ti je, mbushur me dashuri, kujdesin, mirësinë dhe ndjeshmërinë tende teksa po rritesha me ka bërë këtë që jam sot. Faleminderit për çdo sakrificë që ke bërë për ne. Faleminderit për çdo sakrificë që ke bërë për ne. Unë nuk do të isha “unë” pa ty. Të dua dhe shpresoj të kesh ditën më të mirë.”, shkruan Dua në postimin e saj në rrjetin social Instagram.

 

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?