Arma e sekuestruar

Me fishekë dhe kallash në makinë/ Arrestohet shqiptari në Greqi, mori leje dhe s'u kthye në burg

1 Nëntor 2020, 22:53| Përditesimi: 2 Nëntor 2020, 07:54

  • Share

Një shqiptar në Greqi ka rënë në prangat e policisë pasi kishte dalë nga burgu dhe më pas nuk ishte kthyer më.

Në aksin Patra-Pirgo, në vendin e quajtur Manoladha, është kapur një shqiptar, identiteti dhe mosha e të cilit nuk bëhen të ditura.

Brenda makinë së tij është gjetur një armë zjarri kallashnikov me një krëhër me 30 fishekë dhe një palë dorashka.

Ai kishte marrë leje nga burgu në 24.04.2019  dhe nuk ishte kthyer, ku vuante dënim me 21 vjet e 8 muaj burg për grabitje, trafik droge, armëmbajtje dhe falsifikime.

Dyshimet e para të autoriteteve greke thonë se ai po bëhej gati për një tjetër krim. Detaje të tjera nuk bëhen me dije.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?