Anduena Qefalia

'Më financoni të futem në parlament'! Kandidatja e PD në Tiranë kërkon para në Facebook për fushatën, qytetarët nuk e presin mirë

19 Mars 2021, 21:37| Përditesimi: 19 Mars 2021, 21:43

  • Share

Kandidatja për deputete e PD-së në Tiranë, Anduena Qefalia ka hapur një llogari bankare ku i kërkon njerëzve që ta ndihmojnë me financime për fushatën elektorale për 25 prillin në mënyrë që ajo të mund të paraqes programet e saj për elektoratin dhe të hyjë në parlament. Financimet e fushatave elektorale për partitë politike në Shqipëri asnjëherë nuk janë bërë në rrjetet sociale dhe kjo ka habitur ndjekësit e saj, ku një pjesë nuk e ka pritur mirë dhe kërkojnë llogari se pse ajo do para për fushatë.

 “I/e dashur mik/e! Unë jam duke garuar në zgjedhjet e ardhshme për Kuvendin e Shqipërisë. Për herë të parë, një grua myslimane praktikante do të ulet në karrigen e ligjvënësit, në institucionin më të lartë të vendit. Që zëri ynë të dëgjohet nga çdokush që do të donte të përfaqësohej nëpërmjet kandidaturës time, është e rëndësishme të bashkojmë energjitë dhe kapacitetet tona. Prandaj më nevojitet ndihma juaj për ta përmbushur me sukses këtë mision! Për të më mundësuar këtë rrugëtim, për të ngritur/forcuar zërin tonë në parlament në dobi të komunitetit tonë, mirëpres mbështetjen tuaj'”– shkruan Qefalia.

Disa nga komentuesit kanë shkruar se 'pse i kërkon paratë për fushat'  apo "a do të bëhen transparente paratë që do të mblidhen në llogari" madje disa edhe e kanë kritikuar për forcën politike që ka zgjedhur të përfaqësohet ajo e PD që sipas është tallur me popullin në gjithë këto vite.

Për sqarimin e tyre ka reaguar kandidatja e renditur e 29-ta në listat e PD për Tiranën, Anduena Qefalia, e cila sqaron se gjithçka që po bën është e ligjshme. Ajo shkruan se ajo e ka regjistruar llogarinë dhe monitorohet nga KQZ sipas ligjeve në fuqi, ndërsa shton se do e bëjë transparente listën e shpenzimeve dhe shumat përkatëse që ka mbledhur për të gjithë fushatën.

"Mbledhja e fondeve nga dhurues me shtetësi shqiptare për fushatat elektorale të kandidatëve dhe partive është një veprim tërësisht i ligjshëm dhe rregullohet nga neni 87/1 i Kodit Zgjedhor, Neni 94 dhe Ligji nr.8580 datë 17.2.2000 “Për Partitë Politike”. Në zbatim të kuadrit ligjor përkatës, kam krijuar një llogari të posaçme për mbledhjen e dhurimeve private dhe sot kam dorëzuar në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve formularin e deklarimit të llogarisë. Llogaria do të monitorohet dhe verifikohet nga KQZ sipas dispozitave të legjislacionit në fuqi.  Me këtë rast, njoftoj miqtë e mi që kanë dhuruar dhe do të dhurojnë për fushatën time që përveç kontrollit nga KQZ, unë do të bëj transparente listën e shpenzimeve dhe shumat përkatëse për të gjithë fushatën", shkruan Qefalia.

Komentet e ndjekesve ne postimin e Anduena Qefalias kur kerkon financime

Postimi

Komento

Komente

  • GOLI: 20/03/2021 16:20

    ARABIZMAT NE ARABI...FUTJA,MOS NA E BËN PIS MËMËN SHQIPERI

    Përgjigju
  • arabi: 20/03/2021 11:52

    oj talebane nuk te do Shqiperija neper rruge e lere mo ne parlament nje si ty. jeni tru laraska ju e duhet me te pare ne dhe te vendosesh ligjin e kuranit ne vendin tone.ik moj debile e shko pirdhu ne vendet arabe e kenaqu me ligjin e tyre ku femra nuk ka te drejte te ngasi makine e jo me te kakarisi ne parlament

    Përgjigju
  • Toni: 20/03/2021 10:24

    Sa më larg talibanizmi(që lyp para) nga politika shqiptare, përndryshe do katandisemi si Afganistani!

    Përgjigju
  • Goni: 20/03/2021 10:23

    Nuk i mjaftojne parate qe i vijne nga Arabia cdo fund muaji per tu veshur ne ate menyre por dashka leke edhe nga populli i varfer. Cfare tragjedi-komedie.

    Përgjigju
  • Andonis: 20/03/2021 08:01

    Mendoj se duhet ta mbështesim për 2 gjëra: 1) ajo nuk ka kompani nën PPP, 2) është brez i ri. nuk i duam ne ne politike? a vazhdojmë të mbështesim "Dinazourët" duke ngrënë gjithçka dhe duke thithur gjakun e njerëzve?

    Përgjigju
    • Toni: 20/03/2021 11:34

      Më mirë një dinosaur që të thith gjakun sesa një taliban që të shpëlan trurin! Apo jo o Muhamed... më fal,o “Andon”?

  • Iliria e bashkuar: 19/03/2021 22:15

    Zonje, do te ishte me mire per te gjithe te ndryshoni uniformen. Shqiperia ska pune me shamin qe mbani.

    Përgjigju
  • LORA: 19/03/2021 22:09

    Zanat i ri kusarie ne stanin e babaleve,,,,tashme me shami ne koke.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?