Kronikë

Fier/ Me 'Ferrari' luksoz, me shpejtësi 231 km/h, arrestohet polaku! 50-vjeçari me patentë false, policia sekuestron makinën

28 Korrik 2021, 11:23| Përditesimi: 28 Korrik 2021, 11:50

  • Share

Mbase në rrugët e Polonisë do të hezitonte të ecte mbi trefishin e shpejtësisë së lejuar , por në Shqipëri kjo nuk ka përbërë problem për polakun 50-vjeçar. Ky i fundit, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, u ndalua në Bypass-in e Fierit, pas u konstatua duke lëvizur me një Ferrari luksoz, me shpejtësi skëterrë 231 km/h.

Policia bën me dije se nga verifikimet e kryera në bashkëpunim me Interpolin, ka rezultuar se ky automjet është i shpallur në kërkim në Gjermani, për mungesë siguracioni. Gjithashtu, leja e drejtimit që ky shtetas i paraqiti policëve, ishte e falsifikuar.

Polaku u arrestua për veprat penale "Përdorimi i dokumenteve të falsifikuara" dhe "Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve". Po ashtu ai u gjobit me 80.000 lekë, për tejkalim të normave të shpejtësisë dhe mungesë siguracioni.

Automjeti tip "Ferrari" u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. 

Policia apelon edhe njëherë për të gjithë shoferët,  vendas dhe të huaj, që të respektojnë sinjalistikën rrugore.

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?