Edlir Ganoshi dhe bashkëpunëtori i tij

Bota

Me ferma kanabisi dhe 8 identitete, dëbohet shqiptari 32- vjeçar nga Britania! I sekuestrohen mijëra paund cash

2 Dhjetor 2021, 00:26| Përditesimi: 2 Dhjetor 2021, 06:25

  • Share

Britani e Madhe- Shqiptari Edlir Ganoshi, identiteti real i të cilit është bërë me dije nga mediat e huaja u dëbua nga Britania drejt Shqipërisë. Ganoshi, i cili mbante 8 identitete, ishte pjesë e një bande kriminale e cila kontrollonte disa ferma kanabisi të shpërndara në zona të ndryshme të vendit nga ku përftohej rreth 2 milionë paund të ardhura çdo vit. Ky aktivitet kriminal mori fund në Prill të 2021-t, pas një operacioni që zgjati 10 muaj.

32-vjeçari u burgos në vitin 2018 për përfshirje në prodhimin e kanabisit dhe tani përballet me deportim pasi 10,000 £ cash u gjetën në vendin ku ai jetonte në prill të këtij viti. Ganoshi sipas mediave të huaja, mbikëqyrte dhe drejtonte bandën së bashku me Elidjon Pashallarin dhe Arber Ganoshin.

Pamje nga mediat e huaja

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?