Dua Lipa

FOTOT/ Me familjen, të dashurin dhe miqtë më të ngushtë, ja si e festoi Dua Lipa ditëlindjen në Ibiza

23 Gusht 2023, 14:51| Përditesimi: 23 Gusht 2023, 14:57

  • Share

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa festoi dje ditëlindjen e saj të 28-të dhe këtë ditë të veçantë ajo e ka kaluar nën shoqërinë e njerëzve me të dashur, në Ibiza.

Një festë private ditëlindjeje, mes familjarësh dhe miqsh duket se mjafton për të bërë të lumtur këngëtaren e njohur Dua Lipa.

Ylli botëror me origjinë shqiptare, ka festuar mbrëmë ditëlindjen e saj në Ibiza, nga ku ka ndarë edhe fotot me familjen, të dashurin dhe miqtë e saj më të ngushtë.

Një fustan i kuq për një darkë nën yje në Ibiza, dukej ideale për festën e ditëlindjes së këngëtares bukuroshe, e cila si gjithmonë u duk mahnitëse, elegante dhe shumë unike.

Njerëzit e saj më të dashur ishin mbledhur rreth një tavoline për të darkuar. Gjatë darkës ajo shihet me një fustan të kuq, ekstravagant dhe joshës, me shumë aksesorë të gjatë në qafë, orë dhe vathë që binin në sy.

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?