Futbollistët e kombëtares duke festuar golin në Islandë

Me dy barazime dhe një humbje, por kombëtarja nuk ndryshon në renditjen e FIFA-s! Rritet Kosova

23 Qershor 2022, 14:24| Përditesimi: 23 Qershor 2022, 14:26

  • Share

Në ndeshjet e qershorit kombëtarja mori dy barazime dhe një humbje, por në renditjen e FIFA-s asgjë s’ka ndryshuar. Për këtë muaj kuqezinjtë vijojnë të renditen të 66 në botë, por ndryshe qëndron situate për Kosovën.

‘Dardanët’ kanë fituar 1 pozicion në renditjen e përgjithshme ku nga vendi i 107 tani renditen në vendin e 106-të. Me dy fitore edhe dy humbje “Dardanët” marrin pikë për sa i përket klasifikimit në FIFA.

Vendin e parë në botë e mban Brazili, që ndiqet nga Belgjika dhe podiumin e mbyll Argjentina. Franca renditet në vendin e katërt, në pozicionin e pestë është Anglia. Në të gjashtin është Spanja. Në vendin e shtatë janë Kampionët e Europës, Italia.

Pozicionin e 8-të e zë Holanda, në të nëntin Portugalia dhe “TOP 10” e mbyll Danimarka. Gjermania mban pozicionin e 11-të në botë.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?