Me durim dhe pasion ia del! Alban Karaj mban familjen me punimet e veçanta prej druri

12 Korrik 2023, 20:39| Përditesimi: 12 Korrik 2023, 22:06

  • Share

Zhurma që krijon gdhëndja e drurit është muzika që e shoqëron çdo ditë. Me një daltë dhe një çekiç, Alban Karaj e transformon drurin në një vepër arti.

Zanatin e ka të trashëguar dhe e ushtron prej 10 vitesh.

"Kam 10 vite si mjeshtër i punimit të drurit. Zgjodha pikërisht këtë profesion sepse e kam të trashëguar nga stërgjyshi dhe gjyshi. Stërgjyshi im ka qenë ndër mjeshtrit më të mëdhenj në zonën e Dibrës. Edhe unë do doja t'ia trashëgoja djalit tim sepse është një profesion shumë i bukur dhe shumë i mirë", shprehet 30 vjeçari.

Rutina e tij ka ndryshuar në momentin që u bë prind. Çdo mëngjes ai hedh disa të holla në arkën e kursimit të të birit që t'i plotësojë dëshirat që ka.

"Tani që jam bërë baba, mundohem që ta ndihmoj tim bir duke futur lekë tek arka që t'i ketë kur të rritet ose për të blerë gjërat që ka dëshirë", tregon më tej Albani.

Durimi, pasioni dhe shpirti i artistit kanë bërë që Albani të dallojë me punimet e tij. Çdo ditë ai punon me orare të zgjatura në punishten e tij të vogël për t'i dhënë klientëve krijime unike.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?