Ori Nebijaj

‘Më dridhen gjunjët’, Ori Nebijaj rrëfen emocionet për mandatin e deputetes

11 Nëntor 2022, 11:31| Përditesimi: 11 Nëntor 2022, 11:33

  • Share

Pas largimit të Grida Dumës nga detyra, mandati deputetes i kalon moderatores së njohur, Ori Nebijaj. Por për shkak të angazhimve të saj në televizion, moderatorja ende nuk ka dhënë një konfirmim nëse do e pranojë detyrën.

Së fundmi, Nebijaj ka folur edhe në emisionin ‘Për’puthen’ të cilin e moderon ku ka rrëfyer edhe emocionet për postin që e pret.

Moderatorja u shpreh se i dridhen gjunjët për çdo votë që e zgjodhi e për ata që do e votojnë më vonë.

“E vërteta është që më dridhen gjunjët për çdo votë për ata që zgjodhën që të më votojnë. E gjitha analiza dhe strumbullimi që kam e kam vetëm për këtë gjë. Duket sikur të gjitha përmendet që i janë bërë këtij emisioni në arenën e Kuvendit, sikur thërritën njëra tjetrën me energji, Aq shumë sa e kanë përmend Për’Puthen në Parlament, më duket si trajnim tani…”, tha ajo.

Kujtojmë se moderatorja reagoi përmes një postimi në rrjetet sociale ku tha se çështja e mandatit të deputetes është rikthyer në vëmendje, por asaj i duhet kohë për të peshuar zgjedhjet. Ajo shprehet se në momentin e parë që u përfshi në politikë, pati kohën e duhur për t’u angazhuar në fushatë me gjithë zemër, e jo vetëm për të mbështetur forcën e saj politike.

Mandati i lënë nga Duma i kalon Nebiajt, pasi kjo e fundit në zgjedhjet parlamentare të 2021 siguroi 5606 vota preferenciale.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?