Me dimrin pritet grip agresiv, mjeku infeksionist: Vaksinohuni! Duhet gërshetim i 2 vaksinave grip-covid

1 Nëntor 2022, 19:25| Përditesimi: 1 Nëntor 2022, 19:34

  • Share

Zbatimi i masave strikte ndaj Covid 19 pothuaj zhduku nga qarkullimi gripin stinor, por me zbehjen e tyre, viruset gripale janë rikthyer. Mjeku infeksionist Arjan Harxhi, parashikon se numri i pacientëve me grip, këtë dimër do të jetë i lartë.

“Virusi i gripit pritet ndoshta të jetë pak më i ashëpër, për shkak të pamundësisë së qarkullimit të tij dhe krijimit të popullatavce që nuk janë imune. Nuk është se kemi raste të formave klinike, apo raportime nga ISHP për raste me grip, apo me viroza sezonale”, tha Harxhi.

E vetmja mënyrë për të luftuar gripin stinor, është vaksina anti-grip, të cilët sipas Harxhit, duhet ta bëjnë grupet e rriskuara.

“Strategjitë e mbrojtjes dhe vaksinimi paralel si gripit ashtu dhe COVID duhet të jenë paralel. Ekstremet e moshës, personat që vuajnë nga sëmundjet kronike, apo që kanë imuno-defiçite të tjera, por dhe popullata në përgjithësi”, tregoi Harxhi.

Krahas gripit, rritje infektimesh priten edhe nga COVID-19 për shkak të mutacioneve të reja.

“Përzierja e gripit me forma të reja të viruseve mund të bëje ë të kemi akoma raste me COVID”, përfundoi mjeku.

Harxhi apelon gërshetim të vaksinave për të dyja viruset, ku për COVID pritet që brenda këtij muaji të vijnë 700 mijë doza Pfizer.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?