Ministri i Mbrojtjes Guido Corsseto

Me dhimbje të forta gjoksi, ministri i Mbrojtjes në Itali shtrohet me urgjencë në spital

13 Shkurt, 09:06| Përditesimi: 13 Shkurt, 09:10

  • Share

Ministri italian i Mbrojtjes Gudio Crosetto është shtruar me urgjencë në spitalin San Carlo di Nancy, për një perikardit të dyshuar.

Pas dhimbjeve të vazhdueshme që nga mëngjesi i djeshëm, thotë Ministria e Mbrojtjes, Crosetto u shfaq i vetëm dhe në këmbë në dhomën e urgjencës, me dhimbje të forta gjoksi.

Ai u monitorua dhe më pas iu nënshtrua koronarografisë. Nuk ka të dhëna për shkaqet, por burime spitalore thonë se mund të jetë perikarditi.

Crosetto pritej që mëngjesin e sotëm të merrte pjesë së bashku me ministrin e Ekonomisë Giancarlo Giorgetti, në ceremoninë e inaugurimit të vitit akademik të Karabinierëve.

*Perikarditi është një inflamacion i perikardit ose qeskës që përmban zemrën

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?