‘Më dhemb krahu e zemra’ vdes në aksident 46-vjeçari në Lushnjë! Pëson infarkt në timon (VIDEO)

4 Nëntor 2022, 12:39| Përditesimi: 4 Nëntor 2022, 13:50

  • Share

LUSHNJË- Një 46-vjeçar ndërroi jetë tragjikisht në një aksident rrugor, por shkak dyshohet të jetë bërë infarkti. Edi Llupo po pinte kafe në një lokal kur sipas një dëshmitari ka ndjerë probleme me zemrën.

Ka marrë makinën dhe në rrugën e udhëtimit në aksin Lushnje-Karbunare ka qenë duke folur në telefon me një mik duke i thënë se ndjente dhimbje krahu dhe në zemër.

Me dhimbjen që po i shtohej dhe me telefonin hapur në bisedë, 46-vjeçari ka humbur kontrollin e makinës dhe është përplasur me një shtyllë elektrike në anë të rrugës.

Mjekët thanë se Edi Llupo erdhi me shenja jete në spitalin e Lushnjës, por pavarësisht përpjekjeve ishte e pamundur ta mbanin në jetë.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?