Protesta në francë

Bota

Me detyrim pasaporta COVID në kafe, restorante dhe kinema, protestat ‘pushtojnë’ rrugët e Francës për të pestën fundjavë radhazi

15 Gusht 2021, 14:47| Përditesimi: 15 Gusht 2021, 14:48

  • Share

FRANCË- Të revoltuar për pasaportën COVID të vaksinimit me detyrim në ambiente të frekuentuara, francezët për të pestën fundjavë radhazi po protestojnë rrugëve të qyteteve.

Me parulla nëpër duar “ Liri, Liri”, francezët kërkojnë që të hiqet detyrimi për të paraqitur provën se kanë kryer dy dozat e vaksinës anti-COVID, në kafe, bare, restorante dhe kinema.

Sipas mediave vendase janë 250 mijë protestues në të gjithë vendin, ndërsa një javë më parë ministria e brendshme franceze konfirmoi pjesëmarrjen e 237 mijë protestuesve.

Protestat në vend, kanë filluar pas vendosjes së legjislacionit të ri lidhur me COVID-19 nga presidenti francez, Emmanuel Macron, për shmangien e valës së 4 të virusit dhe mbajtjen nën kontroll të ekonomisë së vendit.

Pas shfaqjes së variantit delta, si në shumicën e vendeve në botë, numri i infekitmve nga virusi është dyfishuar në një kohë shumë të shkurtër.

Ndërkohë, sa i përket procesit të vaksinimit në Francë, megjithëse numri i personave të interesuar është rritur për shkak edhe të detyrimit për pasaportën COVID nga qeveria, sërish situata nuk është optimale.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?