Festa e Nëntorit/ Me çifteli e qeleshe, të vegjlit përcjellin traditën në Lezhë! Në Vlorë ciceronë në Muzeun e Pavarësisë

25 Nëntor 2023, 16:51| Përditesimi: 25 Nëntor 2023, 18:55

  • Share

Interesi i të rinjve për folklorin po vjen gjithnjë në rritje e në këtë mënyrë tradita po u përcillet brezave.

Në përfundim të koncertit, drejtuesi i ansamblit "Art Besëlidhja" rapsodi dhe instrumentisti Llesh Prenga u vlerësua me titullin Princi i Artit Tradicional të Lezhës nga Qendra e Artit dhe Kulturës Shqiptare.

Femijët e shkollave 9-vjecare në Vlorë shpalosën njohuritë e tyre në histori duke u bërë protagonistë në Muzeun Historik të Pavarësisë.  Me rastin e 111 vjetorit të Pavarësisë, ata shërbyen si ciceronë në muze, duke dhënë informacione për vizitorët e shumtë.

Një sërë aktivitetesh kulturore zhvillohen në Vlorë, të cilat kulmojmë më 28 nëntor, ditën e Flamurit.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?