Foto nga Durrësi

Me çadra e shezlong me vete....Plazh në kohë koronavirusi, durrsakët shijojnë diellin në distancë nga njëri- tjetri (FOTO)

10 Qershor 2020, 16:49| Përditesimi: 10 Qershor 2020, 17:38

  • Share

DURRËS- Qytetarët e Durrësit e kanë nisur plazhin, pavarësisht kapriçove të motit.

Siç shihet në fotot e shkrepura nga LSA, të shumtë kanë qenë qytetarët që kanë shfrytëzuar motin me diell të paradites për të marrë rreze. Nuk ka shazllonge, por çadra të marra me vete që nga shtëpia, kjo për shkak se nisja e sezonit turistik është shtyrë në kohë si pasojë e COVID-19.

Një detaj tjetër që e përforcon këtë fakt është prania e zetorit, i cili po bën pastrimin e rërës.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?