Me borxhet deri në 'grykë', ekpi i njohur italian shpall falimentimin

10 Prill 2022, 15:57| Përditesimi: 10 Prill 2022, 15:58

  • Share

Klubi i njohur italian, Katania, që nga dita e sotme 10 prill të vitit 2022 nuk do të ekzistojë më. I krijuar që në vitin e hershëm 1929, është zyrtarisht i fshirë nga rregjistri i klubeve, e për rrjedhojë të gjithë lojtarët e saj janë të lirë, pas shpalljes së falimentimit. 

Klubi arriti në këtë gjendje nga borxhet e shumta të mbledhura për vite me rradhë, madje edhe sezoni nuk do të përfundojë, duke fshirë përfundimisht mesa duket një histori nga Siçilia.

Katania, klubi i 12-të në itali për nga tifozeria, me rreth 230 mijë të tillë, së fundmi ndodhej në Serie C, ku në të kaluarën ka qenë për vite me rradhë pjesë e kategorisë së parë, Serie A.

Klubi ka pësuar fatin e ngjashëm me një tjetër ëkip siçilian, të Palermos, ekip i cili e nisi gjithçka nga fillimi nga grada më e ulët e Italisë, bashkë me emër e stemë të re. Katania më herët ka qenë po ashtu pjesë e shumë skandaleve të ndryshme për trukime e shitje ndeshjesh, ku edhe është ndëshkuar me pikë e gjoba. 

 
 

G.B./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?