’Me Berishën nuk bashkohem dot’, debat mes Endrit Shabanit dhe Braimllarit: Je në shërbim të Metës

19 Shkurt, 22:32| Përditesimi: 19 Shkurt, 22:55

  • Share

Një debat është zhvilluar mes kryetarit të “Nisma Thurje” Endrit Shabani dhe anëtarit të kryesisë së Partisë së Lirisë Endrit Brahimllari në emisionin "5 pyetjet nga Babaramo" në Report Tv.

Shabani: Meraku im nuk është se çfarë bën Pd dhe Partia e Lirisë. Revolta pastaj është për një kauzë. Ka një çështje të caktuar siç ishte rritja e çmimeve. Kjo është revoltë, në revoltë s’ke nevojë as për foni e as për podium. Ngrihen fermerët i shkon një parti dhe ata thonë nuk duan të merrem me politikë. Njerëzit nuk duan të përfaqësohen nga partitë politike, një LSI e PD.

Braimllari: Kjo retorikë i shërben Ramës. Heshtja jote tregon qeverisje me Ramës.

Shabani: Unë po hesht tani? Është interesante që një njeri që ka bërë pazare me Ramës të më akuzojë se jam me Ramën. Që ka qeverisur me Ramën. Ti je pjesë e një partie që ka qenë kryeministër i PS kur Rama ishte kryetar bashkie e promovonte e mbështese...

Braimllari: Detyra jote është t'i shërbesh Ramës dhe Veliajt.

Shabani: Nuk mashtron dot shqiptarët. E dinë shumë mirë kush është Ilir Meta, çfarë përfaqëson ti... Ti ke bërë fushatë për Erion Velinë.

Shabani: Ka dhe të rinj si Braimllari që kanë mbetur te monizmi, dhe monizmi kush është: o je me mua o je armik.  Ky është koncepti. Tani në pluralizëm mund të mos jesh me ty dhe mos të jesh armik.

Shabani: Unë s’kam qenë kurrë në koalicion me Veliajn e Ramën, t’i ke qenë.

Me Sali Berishën nuk bashkohem dot se e kam betejën dhe me Sali Berishën edhe me sistemin e 2008. Edhe me zotin Braimllari portë ishte i lirë dhe mos të ishte në shërbim të Ilirit padyshim do bashkohemi se jemi çuna të rinj.


Lajmi kryesor:

Pse proteston Rithemelimi? Nallbati: Ka 1001 arsye, 'dhëmbë për dhëmbë' me Ramën! Shabani: Nuk marr pjesë, Nisma Thurje jo pjesë e frontit


B.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?