Dua Lipa

Me artikullin në gjuhën shqipe, Dua Lipa i bën urimin e veçantë të atit në Ditën e baballarëve

20 Qershor 2023, 12:38| Përditesimi: 20 Qershor 2023, 12:41

  • Share

Këngëtarja shqiptare me famë botërorë, Dua Lipa ka treguar shpesh herë që është shumë e lidhur me Shqipërinë, nga ku kanë origjinën prindërit e saj. Së fundmi ajo ka uruar të atin në ditën e baballarëve, përmes një artikulli të vjetër të shkruar në shqip.

Këngëtarja me origjinë shqiptare së fundmi ka publikuar në InstaStory një artikull të vjetër në gjuhën shqipe, i cili tregon se babi i saj kur ka qenë fëmijë ka qenë një nxënës i shkëlqyer në mësime, e përmes këtij postimi ajo ka gjetur rastin të urojë të atin, në ditën e baballarëve.

“Rikthe modelin e flokëve në foto. Gëzuar ditën e baballarëve shoku im më i mirë”, ka shkruar këngëtarja poshtë fotos.

 

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?