Armë zjarri

Kronikë

Me armë zjarri në makinë dhe banesë, arrestohet 26-vjeçari në Tiranë

1 Prill 2021, 11:34| Përditesimi: 1 Prill 2021, 11:56

  • Share

Policia e Tiranës ka arrestuar 26-vjeçarin, M.T pasi është kapur me 2 armë zjarri dhe municion luftarak, gjatë orës policore.

Në kuadër të Planit të Masave për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kapjen e personave në kërkim dhe atyre që lëvizin me armë zjarri, policia ka vijuar kontrollet në të gjithë qarkun e Tiranës, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në qytet.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia në mjetin dhe banesën e 26-vjeçarit, policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 2 armë zjarri dhe municion luftarak

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasit M. T., për veprën penale "Armëmbajtja pa leje".

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?