Me armë me vete? Ami dhe fëmijët ndalohen nga policia në aeroport

2 Mars, 21:30| Përditesimi: 2 Mars, 21:31

  • Share

Aktori Ermal Mamaqi, së fundmi ka dhënë një intervistë në emisionin “Glamour Zone”, ku ka rrëfyer ngjarjen më të frikshme që i ka ndodhur bashkëshortes së tij, Amarda Toska, dhe fëmijëve të tyre teksa ktheheshin nga Zvicra për në Tiranë.

Aktori u shpreh se Amin së bashku me fëmijët i ka ndaluar policia në aeroport dhe i ka mbajtur për tre orë.

Ester Bylyku: Cili ka qenë momenti më i vështirë që ke kaluar me djalin tënd, Joelin, gjatë xhirimeve të filmit “2 Gisht Mjalt”?

Ermal Mamaqi: Gjatë xhirimeve nuk kemi pasur, por mund të them një pas xhirimeve.

Në film kemi përdorur një pistoletë lodër, që duket si e vërtetë. Joeli më kërkoi ta merrte me vete kur po kthehej në Shqipëri, dhe e lejova. Në aeroport ia gjejnë, dhe kanë ndaluar Amin së bashku me dy fëmijët.

I kanë mbajtur 3 orë duke i pyetur dhe duke u sqaruar. Si përfundim, i lanë të lirë, por morëm 1200 franga gjobë, sepse nuk lejohet që në aeroport të kesh asgjë që ngjan me armë, edhe nëse ato janë lodra.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • INAS: 03/03/2024 12:56

    KARAGJOZ ERMALI

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?