Arma e sekuestruar

Kronikë

Me armë, kanabis dhe municion luftarak në makinë, arrestohet 27-vjeçari në Kavajë

22 Korrik 2021, 13:20| Përditesimi: 22 Korrik 2021, 13:38

  • Share

Një 27-vjeçar, është arrestuar nga policia pasi u kap me armë zjarri automatik, municion luftarak dhe lëndë narkotike kanabis, në makinë.

Policia njofton se gjatë patrullimit në lagjen nr. 1 Kavajë, kanë ndaluar mjetin tip “BMË” me drejtues shtetasin F. M, banues në Kavajë.

Gjatë kontrollit për sende të kundërligjshme, në bagazhin e mjetit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik, municion luftarak dhe lëndë narkotike kanabis.  

Materialet procedurale iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Kavajë, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?