Kronikë

Me armë, drogë dhe me precedent të mëparshëm penal, arrestohen 3 të rinj në Lezhë! Në pranga edhe një 32-vjeçar nga Korça, iu gjet një automatik në makinë

24 Korrik 2021, 11:27| Përditesimi: 24 Korrik 2021, 11:37

  • Share

Policia e shtetit ka intensifikuar kontrollet në disa qytete nga veriu në jug, pas informacioneve në rrugë operative për persona që qarkullojnë me armë në makinë.

Një 37-vjeçar nga Shkodra, Endrit Lohja, u arrestua nga policia e Lezhës që e ndaloi për një kontroll në automjet, duke i gjetur një pistoletë me një krehër me fishekë.

Ndërkohë 2 të rinjve të tjerë nga Lezha, Albin Marlutaj dhe Armando Grishajs, të dy me precedent penalë, iu gjetën në automjet fara cannabis sativa që policia dyshon se i shisnin me qëllim kultivimin  e tyre.

Në Korçë, në fshatin Rëmbec, në një makinë "Benz" policia gjeti një automatik me 9 fishekë që shoferi 32-vjeçar i posedonte pa leje.

Policia thotë se cdo denoncim në Komisariatin Dixhital dhe në numrin 112, siguron ruajtjen e anonimatit dhe sjell reagim të menjëhershëm e të paanshëm.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?