‘Më 8 janar do vritet Alibeaj’, grupi i Berishës paditi Spartak Brahon për shpifje, GJKKO e kalon si kompetencë në Gjykatën e Tiranës: Nuk është deputet

6 Prill 2022, 11:33| Përditesimi: 6 Prill 2022, 13:00

  • Share

Deklarata e ish deputetit të PS, Spartak Braho se në protestën e 8 janarit do të vritej deputeti Enkelejd Alibeaj, u shoqërua me një padi ndaj tij në GJKKO nga Komisioni i Rithemelimit për shpifje. Sot Gjykata e Posaçme ka vendosur që këtë çështje t’ia kalojë si kompetencë Gjykatës së Tiranës për të shqyrtuar padinë për shpifje. Sipas Gjykatës së Posaçme, në momentin që ka bërë këtë deklaratë, Braho nuk ka patur mandatin e deputetit dhe për këtë nuk është kompetencë e shqyrtimit të kësaj gjykate. Spartak Braho ishte edhe vetë i pranishëm në seancën e sotme të zhvilluar në GJKKO.

Komisioni i Rithemelimit paditi Spartak Brahon më 28 janar për akuzën e shpifjes. Para protestës së 8 janarit, ish-deputeti Braho, në një studio televizive paralajmëronte se tubimi i thirrur nga Sali Berisha do të kishte skenarë të dhunshëm dhe do të përfundonte edhe me viktima, ku sipas tij do të vrisnin deputetin Enkelejd Alibeaj. Pas deklaratës së Spartak Brahos, deputeti Enkelejd Alieaj u morr në mbrojte nga garda e Republikës gjatë protestës së 8 janarit.

Në fakt protesta e 8 janarit ishte e dhunshëm në selinë blu nga mbështetësit e Sali Berishës, të cilët u shfaqën me vare e çekiçë në duar duke shqyer dyert, por fatmirësisht nuk u shënuan viktima, pasi ndërhyri policia me kërkesë të deputetëve të PD që ishin brenda selisë.

Pas protestës së dhunshme në një intervistë për Report Tv, Braho tha se deklarata e tij nuk ishin scoop mediatik, por të dhëna nga shërbimet inteligjente shqiptare, teksa listës ai i shtoi edhe 4 persona, mes tyre deputetët Gazment Bardhi dhe Ervin Salianji, të cilët gjithashtu sipas tij do të vriteshin.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?