Me 75 vota pro, Kuvendi i heq imunitetin Sali Berishës, i hapet rruga për arrestim për aferën Partizani  

21 Dhjetor 2023, 10:11| Përditesimi: 21 Dhjetor 2023, 10:21

  • Share


Kuvendi ka miratuar kërkesën e SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin e ish-kryeministrit Sali Berisha. Tashmë, Berisha do të përballet me drejtësinë pa imunitetin e deputetit.

Në më pak se 8 minuta, pa asnjë surprizë, 75 deputetë votuan pro kërkesës së SPAK duke i hapur kështu rrugë arrestimit të Sali Berishës mes tymueseve dhe kaosit të krijuar nga Rithemelimi.

Ashtu siç e parashikonte rregullorja, kryetarja e Kuvendi, Lindita Nikolla i dha fjalën Sali Berishës, por ky i fundit refuzoi.  Ai kërkoi që të hiqej garda e Republikës nga Foltorja, mirëpo një kërkesë e tillë nuk u mor parasysh, e për pasojë ish-kryeministri zgjodhi të heshtë.

Tashmë, SPAK do t’i drejtohet GJKKO me një kërkesë për shtrëngimin e masës së sigurisë për Sali Berishën, pasi ky i fundit nuk zbatoi masën e sigurisë detyrim paraqitjeje. SPAK do të kërkojë ose ‘arrest në shtëpi’ ose arrest në burg’.


Lajmi kryesor:

'Partizani'/ Berisha drejt arrestimit, Kuvendi i jep autorizimin SPAK-ut me 75 vota pro! 'Lejen' ia dërgon në zyrë! Mungon në seancë PD e Bashës


SI.E.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?