Me 51.5 kg kanabis në makinë, arrestohen në Korçë 2 persona! Goditën automjetet e policisë dhe tentuan të largoheshin, por arratia i zgjati vetëm pak minuta (VIDEO)

26 Mars 2022, 10:21| Përditesimi: 26 Mars 2022, 11:47

  • Share

Dy persona kanë rënë vnë prangat e policisë sot në Korçë, pasi iu gjetën 51.5 kg kanabis në makinë. Mësohet se në pranga kanë rënë Defrim Bardhushi, 33 vjeç, banues në fshatin Mborje, i cili ishte në arrest shtëpie dhe Elvis Venxha 30 vjeç po ashtu banues në fshatin Mbroje.

Ata u kapën në aksin rrugor Korçë-Bilisht, ku po lëviznin me një automjet tip 'Benz', në bagazhin e së cilës kishin futur lëndën narkotike, të ndarë në 50 pako. Automjeti drejtohej nga Venxha, i cili sapo ka konstatuar se ishte nën ndjekjen e policisë, ka tentuar të largohet me shpejtësi duke goditur edhe mjetet e efektivëve, por u kap menjëherë.

Këto arrestime ishin faza e pestë e operacionit policor të koduar "Restart", startuar katër muaj më parë. Numri i të ndaluarve në kuadër të këtij operacioni ka shkuar në 12, ndërsa janë sekuestruar 373.5 kilogramë kanabis.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?