Eurot dhe makina ku u gjetën

Kronikë

Me 50 mijë euro të fshehura në një valixhe brenda makinës luksoze, ndalohet në kufi 31-vjeçari në Shkodër, nuk i kishte të deklaruara

19 Gusht 2021, 08:35| Përditesimi: 19 Gusht 2021, 08:47

  • Share

SHKODËR- Një 31-vjeçar nga Tirana është ndaluar nga polica në Shkodër me një shumë të madhe eurosh të padeklaruara.

Policia kufitare gjatë një kontrolli të detajuar në vijën e dytë të një automjet tip Audi, që drejtohej nga shtetasi B.M, kanë gjetur të fshehura në një valixhe 50.000 Euro, të cilat i riu nuk i kishte deklaruar. Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale

Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Shkodër, u procedua në gjendje të lirë shtetasi B. M. për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë“ dhe materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?