Foto ilustruese

Kronikë

Me 4800 euro false në banesë, arrestohen dy persona në Himarë

9 Prill 2021, 09:18| Përditesimi: 9 Prill 2021, 09:20

  • Share

Dy persona janë arrestuar në flagrancë, shtetasit A. O., 49 vjeç banues në Himarë dhe R. O., 22 vjeç banues në Delvinë, pasi dispononin kartëmonedha të falsifikuara.

Policia njofton se arrestimi i tyre u bë pasi në fshatin Piqerras, Himarë, gjatë kontrollit fizik dhe në banesat e tyre, iu gjetën 4800 euro të dyshuara të falsifikuara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

‘Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative se dy shtetas dispononin kartëmonedha të falsifikuara, organizuan punën për kapjen e tyre. Si rezultat u arrestuan në flagrancë shtetasit A. O., 49 vjeç banues në Himarë dhe R. O., 22 vjeç banues në Delvinë.

Arrestimi i tyre u bë pasi në fshatin Piqerras, Himarë, gjatë kontrollit fizik dhe në banesat e tyre, iu gjetën 4800 euro të dyshuara të falsifikuara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.’- njofton policia.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?