Më 4 mars inaugurohet Baza Ajrore Taktike e NATO-s në Kuçovë

24 Shkurt, 10:59| Përditesimi: 25 Shkurt, 15:56

  • Share

Më datë 4 mars do të inaugurohet Baza Ajrore Taktike e NATO-s në Kuçovë. Në ceremoni do të marrin pjesë përfaqësues të lartë të shtetit shqiptar, të NATO-s dhe SHBA.

Lajmi për inaugurimin e bazës Ajrore Taktike të NATO-s e dha vetë në Tiranë Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken, në konferencën e përbashkët për shtyp me Kryeministrin e Edi Rama.

Blinken shtoi se “fakti që pak javë më vonë do të përurohet baza ajrore e Kuçovës, është një mënyrë e mrekullueshme për të nënvizuar dhe theksuar angazhimin që Shqipëria ka bërë ndaj NATO-s dhe NATO ka ndaj Shqipërisë”.

Ai tha se “ky është një shembull tejet i fortë për partneritetin e mbrojtjes që ne gëzojmë me njëri-tjetrin”.

Sa i përket bazës detare, Blinken theksoi se “ne e kemi diskutuar dhe do të vazhdojmë ta diskutojmë nëpërmjet NATO-s dhe proceseve që NATO ka, sa i përket aseteve të tjera që janë të rëndësishme për Aleancën”. 

“Përgjatë 15 viteve të saj në NATO, Shqipëria ka dhënë kontribute domethënëse për aleancën tonë. Trupat e Shqipërisë ndihmojnë në ruajtjen e paqes në Kosovë, për të frenuar agresionin e Rusisë në krahun lindor të NATO-s. Muajin e ardhshëm, Shqipëria do të përurojë bazën e ajrore të NATO-s në Kuçovë”, tha Blinken. 

“Të 31 aleatët tanë, që së shpejti do të bëhen 32, sjellin përvoja të ndryshme, aftësi të ndryshme, gjeografi të ndryshme, por secili prej nesh ka të njëjtin angazhim të fortë, i cili është i hekurt, që të ndihmojnë njëri-tjetrin dhe të sakrifikojnë, madje në vitin e fundit, çdo aleat ka rritur përqindjen në ndihmë të mbrojtjes, si 2% i GDP. Gjithashtu dhe për këtë arsye, aleanca jonë është më e fortë”, tha ai.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shkodrani-Belgjike: 24/02/2024 11:40

    Kjo bazë nuk është asgjë tjeter vetem një bazë për ukrahinën, do shofim kur të na vij naj bombë nga rusia, si nga irani me muxhahedinët. Shqipëria duhet të distancohet urgjentisht nga këto punë të rrezikshme, duhet të jete neutrale si zvicrra.

    Përgjigju
    • Punedhenesi: 24/02/2024 18:55

      Nga cilat pune te rrezikshme, o zoteri ?! Njera sore lan tjetren dhe te dyja bashke lajne fytyren. Muxhahedinet jane ne Shqiperi se keshtu u ra dakort me SHBA. Ndersa baza ushtarake eshte ne sherbim te aleances me te fuqishme ne planet. Hera e pare ne historine e Shqiperise qe renditet ne aleance te tille. Garant per cdo gje.

    • Dembeli: 24/02/2024 12:09

      Pune e mbare o Pepe

    • Boti: 24/02/2024 11:56

      Alo, ambasada ruseee. Sa e keni rrogen?

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?