Kronikë

Me 4 klandestinë në makinë, arrestohet në Korçë 34-vjeçari nga Peshkopia

29 Qershor 2021, 10:16| Përditesimi: 29 Qershor 2021, 10:56

  • Share

Një 34-vjeçar është arrestuar në Korçë, pasi u kap duke transportuar 4 emigrantë të paligjshëm. Mësohet se në pranga ka rënë Dorjan Xhani, nga Peshkopia, i cili u kap në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, pranë vendit të quajtur "Enkelana, me 4 emigrantë të paligjshëm në makinë, të cilëve kundrejt shpërblimit 500 euro për secilin, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme hetimore.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?