Kronikë

Me 4 kg kanabis me vete gati për ta shitur, arrestohen 4 persona në Fier

8 Nëntor 2021, 08:34| Përditesimi: 8 Nëntor 2021, 08:49

  • Share

Katër persona kanë rënë në prangat e Policisë në Fier të akuzuar për prodhim dhe shitje kanabisi. Mësohet se në pranga kanë rënë Gersi Zika, Arsen Meta(Bajramaj), Jozo Kozmaj dhe Anxhelo Doçia, të cilëve iu gjetën 4 kilogramë kanabis, gati për ta shitur. Ata u arrestuan në Bypass-in e Fierit, ku po lëviznin me automjetet tip "Audi" dhe "Citroen".

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 4 kg lëndë narkotike cannabis sativa, 2 automjetet dhe 5 aparate celularë.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?