Me 31 vota pro dhe 12 kundër! Këshilli bashkiak i Shkodrës miraton buxhetin e vitit 2024

29 Dhjetor 2023, 21:20| Përditesimi: 29 Dhjetor 2023, 21:40

  • Share

Me 31 vota pro dhe 12 kundër, Këshilli bashkiak i Shkodrës miratoi buxhetin e 2024-ës dhe projektbuxhetin afatmesëm 2024-2026.

Buxheti, i parë i socialistëve në krye të bashkisë Shkodër, kap vlerën e 2.6 miliard lekëve dhe është i orientuar drejt investimeve dhe shërbimeve, duke e projektuar bashkinë Shkodër drejt forcimit të ekonomisë, zhvillimit social – kulturor.

Në fjalën e tij kryebashkiaku Benet Beci vuri theksin tek investimet e mëdha që do të bëhen në bashkëpunim me qeverinë dhe donatorët, për ta kthyer Shkodrën në një qendër të rëndësishme ekonomike për rajonin.

Ura e Bahcallekut, rruga Muriqan - Balldre, investimet ne fasadat e pallateve, rruga e Dukagjnit, hyrja e Shkodrës dhe një sërë investimesh të tjera do të jenë pjesë e Shkodrës për 2024.

Opozita njëzëri votoi kundër dhe e cilësoi mungesë transparence të gjithë procesin. Por, megjithë votën kundër, mazhoranca në këshill e PS dhe PSD i dha dritën jeshile këtij dokumenti që përcakton zhvillimin e Shkodrës për vitin 2024.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?