63 pako heroinë

Kapet me 30 kilogramë heroinë në banesë, arrestohet narkotrafikanti shqiptar në Athinë

29 Mars 2022, 14:34| Përditesimi: 29 Mars 2022, 14:36

  • Share

Me 30 kilogramë heroinë është kapur narkotrafikanti shqiptar në banesën e tij në qendër të kryeqytetit.

Në kuadër të një operacioni anti-drogë, policia greke mesditën e djeshme ka gjetur në banesën e 28-vjeçarit shqiptar 63 pako me heroinë gati për shitje.

Sipas informacioneve të publikuara nga mediat greke, ai është i njohur për trafikimin e sasive të mëdha të heroinë në zonë.

I arrestuari është dërguar në Prokurorinë Publike të Athinës.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?