Kronikë

Me 30 kallëpe eksploziv C-4 drejt Shkodrës për t'i shitur, arrestohen dy trafikantët në Milot! Do furnizonin bandat me mina me telekomandë

24 Nëntor 2021, 09:11| Përditesimi: 24 Nëntor 2021, 11:06

  • Share

LEZHË-Dy persona janë arrestuar për trafikim dhe prodhim të minave me telekomandë që më pas do të përdoreshin nga bandat e krimit për sulmet e tyre. Në pranga ranë Agron Manuka, 42 vjeç, banues në Durrës dhe Imer Losha, 46 vjeç, banues në Dibër.

Ata u kapën me 30 kallëpe eksploziv C-4 dhe 17 kapsolla detonatore që do i shisni në Shkodër për bandat kriminale, ku dy prej kallëpe ishin bërë gati dhe lidhur me celularët që do të aktivizonin shpërthimin.

Ata u kapën në aksin e vjetër Milot-Lezhë teksa po udhëtonin drejt Shkodrës me një makinë të mbushur me eksploziv. Brenda çantës u gjetën 30 kallëpe C4, një eksploziv i fuqishëm dhe 17 kapsolla detonatore! Mbrëmjen e së martës, kur Manuka e Losha u nisën për të dërguar porosinë, blutë u bënë pritë pranë fshatit Pllanë dhe i vunë në pranga! Dyshohet se eksplozivi C4, do tu dërgohej grupeve kriminale që veprojnë në qarkun e Shkodrës!.

Policia sekuestruan 30 kallëpe në formë cilindrike me lëndë eksplozive C-4,  17 kapsolla detonatore, 2 aparate celulare të lidhura me përcjellës elektrik, gati për t'u montuar me mina me telekomandë, si dhe një automjet.

Policia vijon hetimet për identifikimin e të përfshirëve të tjerë në prodhimin e minave me telekomandë, ndërsa dy të arrestuarit do të përballen me veprat penale "Prodhimi dhe mbajtja e armëve luftarake, armëve shpërthyese dhe municionit" dhe "Trafikimi i lëndëve plasëse, djegëse, helmuese dhe radioaktive", kryer në bashkëpunim.

Operacionet e Policisë së Shtetit përgjatë këtij viti kanë treguar lulëzim tregut të zi të armëve dhe municioneve!

Nga fillimi i vitit janë sekuestruar rreth 30 mina me telekomandë dhe në pranga kanë përfunduar mbi 15 persona, kryesisht në Durrës, Lezhë dhe Elbasan! Shpesh herë oficerët e policisë kanë qenë të kamufluar si blerës të tyre çmimi i një bombe me telekomandë shkon deri në 3000 Euro

1637741831_1637741331kapsolla.jpg

Kallëpet e eksplozivit C-4 të sekuestruara
 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sa do denohen eshte ceshtja: 24/11/2021 09:36

    Para disa vitesh u arrestua vellai i Alketa Vejsiut ne te njejten menyre. Minat i kishte pergatitur per te sulmuar rivalet ne biznes te kunatiti te tij,, pra te burrit te Alketes. Dini gje sa u denua apo kur eshte puna per keta te lloit te VIP-ve ka amnisti ? Ej mendoni vellai i Alketes qe moderon disa programe televizive , por qe dhe ve gjoba nese nuk ja sponsorizon emisionin.

    Përgjigju
  • Turi: 24/11/2021 09:15

    Burgim te perjetshem ketyre terroristave pa gjyq

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?