Më 3 mars vendoset fati i PD në Apel, Berisha: Do bëjmë protestë të madhe kombëtare! Revolucioni vazhdon

16 Shkurt 2023, 12:44| Përditesimi: 16 Shkurt 2023, 14:06

  • Share

 

Sali Berisha ka lajmëruar se më 3 mars do të mbajë një protestë të madhe kombëtare, pikërisht në ditën kur gjykata e apelit do të shqyrtojë vendimin e Agron Zhukrit për ti kaluar PD-në Berishës. Megjithatë sipas Berishës, kjo protestë nuk është kërcënim për gjykatën, pasi s’ka lidhje me të. Sipas Berishës, ato kanë vendimin e gjykatës.

‘Revolucioni marshon dhe sot para parlamentit, qytetarët dhe deputetë tanë në sallë dhanë mesazhet më të fuqishme. Çdo ditë ky regjim fakton se ka humbur legjitimitetin e tij. Ky nuk është më një regjim legjitim. Ky regjime erdhi bazuar në dhunimin e zgjedhjeve, në vjedhjen e votave të qytetarëve. Ky është një regjim monist që përdor parlamentin për të miratuar ligjet për klanet e drogës dhe klientëlen e tij, për të fshehur vrasje në gjirin e familjes kriminale qeveritare. Ky regjim mobilizon të gjithë vjedhjet që bën për të qëndruar në pushtet. Kjo e jona nuk është një beteje për PD-në, po një betejë për çdo shqiptar. A nuk kanë të drejtë qytetarët shqiptarë të mësojnë se nga erdhën 222 mijë dollar që ju dhanë nën dorë McGonigalit. Revolucioni vazhdon protesta kombëtare me 3 mars, bashkohemi kundër regjimit. Protesta e 3 marsit nuk ka të bëjë fare me gjykatën. Ne e kemi vendimin e gjykatës i përmbahemi atij parimi, që i përmbahen njerëzit e lirë në gjithë botën.’- u shpreh Berisha.

Berisha tha se forcë nuk është dhuna dhe se revolucioni do të jetë paqësor.

‘Të gjithëve u them se forcë nuk është vetëm dhuna. I garantoj se revolucioni paqësor e ka më të sigurt fitoren se çdo forcë tjetër. Pjesëmarrja e jashtëzakonshme. Kanë lënë punë e çdo gjë. Sakrifitor të mëdhenj. Janë shkëputur nga puna se do ushqejnë fëmijët në darkë.’- tha Berisha.

I pyetur se ku ndryshon revolucioni i tij nga ai i Lulzim Bashës, Sali Berisha nuk gjeti ndonjë ndryshim, por u kthyer duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se në kohën kur ishte në opozitë për 3 muaj parlamentin mbajti parlamentin me bilbila.

‘Në vitin 2009 kur PD fitoi zgjedhje të certifikuara ku thotë se u plotësuan kriteret kryesore të OSBE-ODIHR-it për zgjedhjet. Edi Rama vetëm për të sabotuar marrëveshjen e stabilizim asocimit si anti-shqiptar që ishte mbajti 3 muaj parlamentin me bilbila kurse Bilbil-Basha pas atij procesi votoi vettingun. Tani besoj se e kuptoni ndryshimin e opozitës.’- u shpreh Berisha.


Lajmi kryesor:

Pak protestues para Kuvendit, Report Tv sjell pamjet me dron! Berisha: Në 2 mars, Ramës i shkojmë në Surrel nëse nuk vjen në parlament! Meta: Do rivendosim llogaridhënien


M.Q.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?