Gjykata e Apelit në Tiranë

Presion 'Apelit' për fatin e PD? TemA: 1 person i afërt me Berishën ka shkuar në Shkodër të takojë një prej familjarëve të gjyqtarëve

27 Shkurt 2023, 16:50| Përditesimi: 27 Shkurt 2023, 16:54

  • Share

Në Tiranë është rritur shqetësimi se Berisha po ushtron presion mbi një prej tre gjyqtarëve të 3 marsit, të cilët kanë në dorë vendimin për të ardhmen e PD.  

Gazeta Tema mësoi sot se një person i afërt me Berishën ka shkuar sot në Shkodër të takoj një prej familjarëve të gjyqtarëve që kanë çështjen në gjykim më 3 Mars me mision për ti përcjell atij porosinë e Berishës për këtë gjyq. 

Për shkak të rëndësisë që ka gjyqi i 3 Marsit, në fakt të tre gjyqtarët janë nën vëzhgim për lidhjet me Berishën apo me palën tjetër në gjyq, para datës 3 Mars dhe çdo përpjekje e Berishës për shantazh apo blerje, mund të lërë gjurmë. 

Rasti i sotëm është i pari që identifikohet deri më sot lidhur me ketë çështje. 

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?