Dozat e kokainës të sekuestruara nga policia italiane

Me 250 doza kokaine gati për shpërndarje dhe 27 mijë euro në shtëpi, arrestohen 3 shqiptarët në Itali

14 Shkurt 2023, 21:10| Përditesimi: 14 Shkurt 2023, 21:14

  • Share

Tre shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane në zonën ‘Alessandra’ pasi u kapën teksa mbanin me vete qindra doza me kanabis. Të arrestuarit, 36, 33 dhe 30 vjeç ishin nën vëzhgim nga policia italiane ndërkohë që qarkullonin me një makinë ‘Renault’ dhe qëndronin pothuajse gjithmonë në të njëjtat vende ku kryenin lëvizje të dyshimta. 

50 doza të lëndës narkotike i mbante pasagjeri i cili i kishte fshehur poshtë barkut. Ndërsa gjatë kontrollit të bërë në shtëpinë e tij, u arrestua edhe kushëriri i tij i cili kishte mbërritur në qytet para një muaji. Po ashtu gjatë kontrolleve u gjet kokainë e ndarë në 150 doza.

Nga kontrollet e ushtruara u sekuestruan 27 mijë euro dhe 250 doza kokainë.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?