Më 24 mars mbahet 'Kamza Marathon', marrin pjesë sportistë elitarë, nxënës dhe vrapues amatorë

11 Mars, 13:49| Përditesimi: 11 Mars, 13:50

  • Share

Më 24 Mars në parkun e Liqenit të Paskuqanit Bashkia Kamëz do të zhvillojë për herë të parë së bashku me Federatën e atletikës aktivitetin sportiv “Kamza Marathon”

Garat e atletikës do të zhvillohen pranë Liqenit të Paskuqanit. Ky aktivitet do të startojë me garimin e nxënësve të shkollave 9-vjeçare të Kamzës në garën e 3800 m. Gara me nxënësit e shkollave 9-vjeçare do zhvillohet në dy grupe:

– Nxënësit e klasave 6 – 7

– Nxënësit e klasave 8 – 9

Aktiviteti do të kulmojë me garën 10000m dhe 3800 m në të cilën do marrin pjesë sportistët elitarë, nxënësit e gjimnazeve dhe vrapues të tjerë amatorë (të rritur, të regjistruar si garues pranë ekipit organizator të eventit).

Ky event i njohur nga Federata Ndërkombëtare e Atletikës, Federata Ballkanike e Atletikës dhe Federata Shqiptare e Atletikës do të organizohet nga Bashkia Kamëz, Fortius Athletic Club dhe Federata Shqiptare e Atletikës.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?