Më 23 maj testohen nxënësit e klasave të pesta

3 Maj 2022, 21:09| Përditesimi: 3 Maj 2022, 21:24

  • Share

TIRANË- Më 23 Maj 2022 të gjithë nxënësit e klasave tè pesta do t’i nënshtrohen testimit të njohurive të fituara në ciklin fillor në 3 lëndët bazë Gjuhë Shqipe, Matematikë dhe Dituri Natyre.

Ky provim nuk ka qëllim penalizimim në vlerësim, por i shërben më sè shumti ministrisë së arsimit për të parë boshëllëqet e për të krijuar më tej ndèrhyrje dhe përmirësime përsa i përket cilësisë së procesit mësimor. Vlerësimi i arritjeve të nxënësve të arsimit fillor, fillon në orën 10:00 dhe zgjat 1 orë e 30 minuta.

Nxënësit me aftësi të kufizuara zhvillojnë vlerësimin e arritjeve në përshtatje me programin mësimor me të cilin punojnë, veçoritë dhe standardin e tyre. Instituti i nxënësve që nuk shikojnë testin e kthen në sistemin e shkrimit Brail.  Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit parauniversitar monitoron procesin e vlerësimit të arritjeve  të nxënësve të arsimit fillor dhe raporton për çdo parregullësi të vërejtur gjatë zhvillimit të tij .

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?